Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Rama kërkon pezullimin e veprimtarisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

admin, July 2, 2025

Ka dështuar procesi i prokurimit për furnizimin me ushqim rezervë për njësitë e Policisë së Kosovës, pas mosrespektimit të afateve nga operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë.

Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për anulimin e aktivitetit të prokurimit me titullin “Furnizimi me ushqim rezervë për njësitë e PK-së”.

Vendimi është marrë pasi operatori ekonomik nuk ka vazhduar validitetin dhe sigurimin e ofertës, pavarësisht kërkesës zyrtare të Autoritetit Kontraktues (AK) të bërë më datë 27 maj 2025.

“Duke u bazuar në nenin 30, paragrafët 30.4 dhe 30.5 të Rregullores nr. 002/2024 për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nr. 001/2023 për Prokurimin Publik, aktiviteti i prokurimit anulohet për shkak të mosreagimit të operatorit ekonomik në kërkesën e AK-së”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Në këtë aktivitet të prokurimit janë dorëzuar gjithsej dy ofertanga operatorët ekonomik.

Sipas Ligjit të Prokurimit Publik, mosrespektimi i kushteve të validitetit dhe sigurimit të ofertës përbën bazë të mjaftueshme ligjore për anulimin e procesit të prokurimit.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ky aktivitet do të rihapet për ofertues të tjerë në një afat të ri, ndërkohë që mbetet e paqartë se si do të mbulohet nevoja për furnizim të menjëhershëm me ushqim rezervë për njësitë policore në terren.

The post Anulohet tenderi për ushqim rezervë të Policisë së Kosovës appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes