Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Kurti: Në aktgjykim të Kushtetueses nuk thuhet që Avni Dehari e ka shkelur Kushtetutën – s’ka bërë shkelje

admin, July 2, 2025

Presidentja Osmani ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati, raporton Gazeta Blic.

Sipas njoftimit, fokusi i bisedës ka qenë në ciklin e ri të konsultimeve me partitë politike lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr.KO124/25.

Po ashtu, Presidentja dhe Prattipati kanë diskutuar për çështje të ndryshme në kuadër të bashkëpunimit bilateral, duke rikonfirmuar përkushtimin për avancimin tutje të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

Pas festës për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve që u mbajt mbrëmë në ambasadën amerikane, Presidentja Osmani e uroi edhe një herë znj. Prattipati në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur amerikane përgjatë viteve.

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në ciklin e ri të konsultimeve me partitë politike lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr.KO124/25.

Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati diskutuan për çështje të ndryshme në kuadër të bashkëpunimit bilateral, duke rikonfirmuar përkushtimin për avancimin tutje të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

 

The post Osmani takohet me Prattipatin, diskutojnë për takimet e presidentes me krerët e partive për konstituimin e Kuvendit appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes