Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Osmani takohet me Prattipatin, diskutojnë për takimet e presidentes me krerët e partive për konstituimin e Kuvendit

admin, July 2, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit E.B., duke vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me nr. PS.47/2023, të datës 19 korrik 2024.

Në aktgjykimin fillestar, E.B. u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, sipas nenit 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ, dhe u dënuar me 12 vite burgim.

Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 19 tetori 2022, por jo më shumë se kohëzgjatja e dënimit.

Të dëmtuarit janë udhëzuar që kërkesat pasurore-juridike t’i trajtojnë përmes procedurave juridiko-civile.

Gjykata e Apelit, pas shqyrtimit të aktgjykimit dhe materialeve të lëndës, ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje të rëndësishme të procedurës penale që do e bënin të nevojshme anulimin e vendimit.

Për më tepër, dispozitivi i aktgjykimit është i qartë dhe arsyetimi i tij plotëson standardet ligjore, duke përjashtuar pretendimet e mbrojtjes për shkelje në dëm të të akuzuarit.

The post Apeli konfirmon dënimin me 12 vite burg ndaj të akuzuarit për krime lufte appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes