Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Anulohet tenderi për ushqim rezervë të Policisë së Kosovës

admin, July 2, 2025

Një pjesë e banesës në Emshir që u përfshi nga zjarri në javën e kaluar tanimë është e hapur për banorët.

Por kthimi nuk ka qenë i mundur për të gjithë.

Dy katet më të larta tanimë janë të pabanueshme e ndërsa hetimet në vendin e ngjarjes, në përpjekje për të zbardhur rrethanat e zjarrit, kanë vazhduar edhe këtë të mërkurë.

Banorët e këtyre kateve, tani janë në pritje që Komuna, siç i premtoj, t’u bëjë një zgjidhje për banim.

“Ekipet e policisë, drejtorisë rajonale për hetime janë ende duke kryer aspektin hetimor dhe shkaku ende s’dihet por kjo nuk na pengon ne të ndihmojmë banorët që kanë humbur pasuritë e tyre. Janë tre familje që kanë bërë kërkesë për strehim të përkohshëm. Është bërë vlerësimi i dëmit që përcakton se sa është vlera e dëmi që kam parë nga puna më terren, është i madh”, ka thënë Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë.

Fushtica ka treguar se procedurat janë në përfundim e sipër.

“Pritet vetëm nënshkrimi i vendimit. Banorët janë udhëzuar të gjejnë banesa me qera, të cilën do t’a mbulojmë ne qeranë. Një familje është 3 antarshe, tjetra 5 antarshe dhe njëra 7 antarshe. Ata e zgjedhin vendbanimin sipas dëshirës, e sjellin tke ne kontratën, xhirllogarinë dhe leternjoftimin. Pagesën e bëjmë ne deri sa të zgjidhjet çështja e banimit. S’është hera e parë që e bëjmë këtë, këtë e patëm bërë edhe në rrugën “A” në kuadër të fondit emergjent”, ka thënë Lulzim Fushtica, drejtor për Siguri dhe Emergjenca.

Nga zjarri në Emshir nuk pati të lënduar, ndërsa televizioni mëson nga terreni se ka edhe familje të tjera të interesuara për ndihmë nga komuna.

The post Zjarri në Emshir, Komuna ndihmon tre familje që mbetën pastrehë appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes