Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Kurti: ‘Nuk jemi të sigurt 100% që Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votimin e fshehtë’

admin, June 28, 2025

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim, në përpjekje për zhbllokimin e situatës politike pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë për media, Kurti theksoi se përgjegjësia për formimin e Qeverisë i takon Lëvizjes Vetëvendosje si parti e parë, por nënvizoi se formimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha partive politike të përfaqësuara në parlament.

“Gjykata Kushtetuese ka theksuar se nuk është ajo që zgjidh mosmarrëveshjet politike mes grupeve parlamentare. Ajo ka kërkuar konsensus, kompromis dhe bashkëpunim në mirëbesim – dhe ne i kemi bërë të gjitha”, tha Kurti.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit ka ofruar dy opsione kompromisi për të zgjidhur krizën institucionale, por që sipas tij nuk kanë hasur në gatishmëri nga opozita.

“Kompromisi i parë: nëse kandidati ynë Albulena Haxhiu nuk i merr votat, ai do të tërhiqet nga gara. Kjo është një tërheqje nga ana jonë. Por, kjo nuk u bë përshtypje partive opozitare. Kompromisi i dytë: të bëjmë një marrëveshje në paketë për kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët”, deklaroi Kurti.

Kryeministri në detyrë theksoi se është i hapur për bashkëpunim të mëtejshëm dhe ftoi partitë që të veprojnë me përgjegjësi në funksion të interesit të qytetarëve dhe zbatimit të aktgjykimit të Kushtetueses.

The post Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes