Njohësi i çështjeve politike, Avni Arifi, ka reaguar pas përfundimit të takimit të Kurtit me krerët e subjekteve politike.
Arifi tha se ‘Ftesa për konsultime me partitë politike ish-opozitare doli të jetë mashtrim nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti’.
Ai tha se i njëjti i ftoi që t’i mashtrojë të gjithë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se po kërkon konsensus raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Ftesa për konsultime me partitë politike ish-opozitare doli të jetë mashtrim nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Ai i ftoi që t’i mashtrojë të gjithë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se po kërkon konsensus.
E vërteta e hidhur është se Kosova ka një parti që është ende në detyrë, e cila e shkel qëllimisht Kushtetutën e Republikës dhe e injoron po ashtu qëllimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ky nuk është shtet i sundimit të ligjit, e as i vullnetit për ta bërë Kosovën shtet të sundimit të ligjit. Shkelja e qëllimshme e Kushtetutës dhe këmbëngulja për ta vazhduar këtë shkelje përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vetë substancës së shtetit të Kosovës.
The post Arifi: Ftesa për konsultime me partitë politike doli të jetë mashtrim nga Albin Kurti appeared first on GazetaBlic.