Shtatë lojtarë të Ajax janë ndaluar të rikthehen në skuadrën e parë nga klubi, pasi morën një mesazh të ashpër në WhatsApp.
Trajneri i Ajax, John Heitinga, i cili ka ardhur nga Liverpool, po synon të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër këtë verë përpara sezonit 2025/2026.
Dhe duket se drejtuesit e klubit janë në një mendje me trajnerin e tyre të ri pas emërimit të tij.
Shefi i Ajax, Alex Kroes, u ka bërë me dije shtatë lojtarëve se ‘nuk janë të mirëpritur’ në bazën stërvitore të klubit.
Ish-ylli i Arsenalit, Chuba Akpom, dhe ish-lojtari i Wolves, Carlos Forbs, janë mes shtatë lojtarëve që janë ndaluar të rikthehen në skuadrën e parë.
Borna Sosa, Kristian Hlynsson, Christian Rasmussen, Jay Gorter dhe Branco Van den Boomen janë gjithashtu përjashtuar, sipas mediumit holandez De Telegraaf.
Raporti thekson se të gjithë këta lojtarë janë të disponueshëm për transferim, në përpjekje për të mbledhur fonde për transferime të reja gjatë kësaj vere.
Thuhet se grupi është njoftuar për vendimin e klubit përmes një mesazhi në WhatsApp nga Kroes.
Ata do të lejohen të përdorin fushën dhe palestrën vetëm pasi skuadra e parë të ketë mbaruar drekën.
Nëse ka seanca të dyfishta stërvitore, atëherë të shtatët duhet të presin deri në përfundimin e sesionit të dytë për të përdorur ambientet.
Për më tepër, vendet e parkimit për makinat e tyre janë hequr dhe vetëm një fizioterapist është vënë në dispozicion për të gjithë grupin.
The post Ajaxi përjashton shtatë lojtarë me një mesazh brutal appeared first on GazetaBlic.