Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se sot kanë festuar 249-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se festa u bë me aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
“Duke nderuar liritë tona dhe heronjtë që luftojnë për to, festuam gjithashtu 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara — degët e para të ushtrisë më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë”, thuhet në njoftim.
The post Ambasada e ShBA-së në Tiranë feston 249-vjetorin e Pavarësisë appeared first on GazetaBlic.