Drejtoresha e Shoqatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini-Beqiri përveç se drejtoreshë në këtë qendër është edhe vetë nënë e një fëmije me Sindromen Down.
Ajo me emocione na tregon se si është momenti i parë kur përballesh me faktin se fëmija juaj është ndryshe.
E njëjta na tregon se tashmë ka më shumë informacione rreth kësaj Sindrome ç’ka e bën më të lehtë edhe për prindërin pranim e saj .
“Unë mendoj se është individuale, po flas edhe nga përvoja ime personale, mbi të gjitha unë jam nënë e një djali me Sindromen Down i cili tashmë ka 19 vjet. Nuk është e lehtë sidomos kur flasim për fëmijën e parë sepse secili prind, përfshirë edhe nënen edhe babain është një proces që përveç atyre ndjenjave të lumturisë që tashmë ke me pas një përgjegjësi tjetër të qenurit prind e ke dhe atë frikën se a do të jesh prind i mirë, a do të kesh mundësi të japësh gjithçka nga vetja, fëmija i parë është edhe një periudhë që prindërit janë shumë më të brengosur edhe sa i përket rritjes së fëmijës edhe sa i përket kësaj çështje mos fëmija mundet me pas ndonjë problem shëndetësor, e sidomos kur flasin tani për një periudhë shumë të hershme kur foshnja ka Sindromen Down” tha Hajdini-Beqiri për dokumentarin “Expose”.
Ajo tha se Shoqata ka bërë një punë të mirë duke i sensibilizuar profesionistët e fushës që të jenë shumë të kujdesshëm edhe sa i përket transmetimit të informatës që një foshnje ka Sindromen Down.
“Mendoj se Shoqata ka bërë një punë të mirë në radhë të parë duke i sensibilizuar profesionistët e fushës që të jenë shumë të kujdesshëm edhe sa i përket transmetimit të informatës që një foshnje ka Sindormen Down. Gjithashtu edhe mediat, rrjetet sociale… e kemi një qasje shumë më të lehtë kur krahasojmë për një periudhë para 19 vitesh kur unë kam lind djalin, qasja është shumë më e lehtë në informacion. Mendoj se kjo pjesë e bën më të lehtë, pjesën e pranimit, sepse mendoj se secili prind duhet t’a pranojë fëmijën ashtu siç është, mbi të gjitha nuk jemi ne ata që vendosim se kënd t’a sjellim në jetë e kënd mos t’a sjellim apo si duhet të jetë fëmija ynë. Cdo fëmijë duhet të pranohet si dhuratë” tha e emocionuar Hajdini-Beqiri për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.
The post Hajdini-Beqiri: Shoqata ka sensibilizuar profesionistët e fushës që të jenë të kujdesshëm në transmetimit e informatës se fëmija ka Sindromen Down! appeared first on GazetaBlic.