Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Avokati Koci: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka qenë aspak në nivel!

admin, June 27, 2025

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është avokati, Arianit Koci.

Koci foli në lidhje me aksionet që ka zhvilluar së fundmi para Kuvendit pas ngërçit politik disa-mujor që ka përfshirë vendin.

Ai tha se nga informacionet që ka, ‘ aksionet’ e tij pak e kanë shkundur skenën politike.

“Unë besoj që pak ka pas ndikim kjo vogëlsia ime, sado që nuk e kam kështu një ndikim thelbësor në shoqëri, kam informacione se pak e ka shkund këtë skenën politike. Përndryshe ky aktivizimi im është i imponum, unë jam shumë i kënaqur në ‘likoren e avokatit’, puna më hec shumë mirë madje po kam probleme edhe me menaxhu kohën, se kjo po më humbë kohë, unë kam dal disa herë është e vërtet në Kuvend, por gati cdo seancë e kam bërë ndonjë aktivitet qoftë përmes ndonjë postimi ose deklarate. Çdo aksioni i imi pastaj po e ka një reaksion të qytetarëvë, e atë reaksion ti po duhesh me administru dhe ajo është humbje shtesë e kohës. E kam pa që është momenti i duhur me reagu se me të vërtetë ekonomia është shumë keq, unë jam shumë i prirur me përcjellë zhvillimin ekonomik se mendoj që kur shteti është i pasur, kur qytetarët e një shteti kanë vende të punës dhe janë të kënaqur me rroga atëherë politika del në planin e dytë dhe thjeshtë defaktorizohen politikanët. Sa më i varfër një popull më pak ka punë, e ka krizën më të madhe dhe ma shumë merret me politikan. Dhe harron edhe populli, po edhe politikanët se ata janë shërbëtorët tanë e jo ne shërbëtorët e politikanëve dhe të liderëve” tha avokati Koci në Blic Interview.

Koci tha se është një krizë shumë e madhe tek bizneset.

Ai tha se ka ardhur situata që njerëzit marrin kredi për të shkuar në pushim.

“Eshtë një krizë tek bizneset e paparë, kurr nuk ka qenë fitimi i bankave më i madh se këtë vit, individët marrin më shumë kredi dhe rrjedhimisht i krijojnë fitim bankave. Tash ka ardh situata që njerëzit marrin kredi për me shku në pushim, ka ardh situta që njerëzit marrin kredi për me pagu kredin e vjetër. Shumica e bizneseve punojnë ma dobët tani. Bizneset e mesme dhe ato të vogla tani janë katastrof. Lokalet që janë në qendër të qytetit gjithmonë dikush i mer “ngulet” dikush, por ti e sheh që biznesi nuk hec mirë kur ke ndërrim të qiragjinjeve, është një krizë e madhe ekonomike”

“Përgjegjësi kryesor është qeveria, se ai i përcakton ekonominë dhe të gjitha. Sa më i varfër populli më i prirur është mos me rezistu, në anën tjetër ne e kemi një fenomen që nuk na shkon për shtati si shtet, rinia thjeshtë po dëshprohen dhe po ikin. Gastronomia është në buzë të falimentimit, pak ki lokale që gjenerojnë fitim të mirë, ka nuk është që s’ka por shumica janë zero pozitive. Ka shumë vrejtje në administratën tatimore të Kosvoës, ajo nuk po vepron asgjë që sështë e parapame me ligj. Adminsitrata Tatimore është mes dy zjarresh, po kërkohet një disiplinë më e madhe tatimore që është në rregull, në anën tjetër vjedhje, në kuptimin klasik të tatimit ka gjithkun në botë, pra është një si ventil i shtetit” tha Koci në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

The post Koci për aksionin para Kuvendit- E kam parë që është momenti i duhur sepse ekonomia është shumë keq! appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes