Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Jeton Raka do të jetë kandidati i saj për kryetar të Kaçanikut në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, raporton GazetaBlic.
Në një takim me strukturat lokale, në prani të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Raka u nominua si alternativa më e mirë për qeverisje lokale, duke u vlerësuar për përkushtimin e tij si zëvendësministër në MPHI dhe afërsinë me qytetarët.
VV theksoi se me Jeton Rakën synon ta shndërrojë Kaçanikun në një shembull të qeverisjes së ndershme dhe zhvillimore.
The post Jeton Raka, kandidat i VV’së për kryetar të Kaçanikut appeared first on GazetaBlic.