Presidenti Donald Trump, ka zgjatur edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjen e jashtëzakonshme në Ballkan.
Në dokumentin zyrtar të publikuar në Regjistrin Federal, thuhet se situata në rajonin e Ballkanit, vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të ShBA-së.
Në lidhje me këtë vendim të Trump për Ballkanin Perëndimor ka folur për “Gazeta Blic” ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.
Dedaj tha se një vendim i tillë është i drejtë, i pritur dhe për t’u përshëndetur.
Ai potencoi se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë e madhe e lidershipit dhe zyrtarëve të këtyre vendeve akoma përbëjnë rrezik permanent për paqën, sigurinë dhe stabilitetin.
“Vendimi i Presidentit të SHBA-ve, ShT Donald Trump, për të zgjatur mandatin e urdhërit ekzekutiv në fuqi, edhe për një vit për Ballkanin Perëndimor, është vendim i pritur, për tu përshendetur dhe shumë i drejt.Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë e madhe e lidershipit dhe zyrtarëve të këtyre vendeve, akoma përbëjnë rrezik permanent për paqën, sigurinë dhe stabilitetin në BP dhe rajon e më gjërë” tha Dedaj për “Gazeta Blic”.
Dedja tha se Kurti dhe lider të tjerë të rajonit kanë ngelur pengje të mentaliteteit të ish-diktaturave komuniste.
“Reformat e pamjaftuara në drejtësi, çakimi i sundimit të ligjit, dhuna mbi mediat dhe drejtësinë, standardet e ulëta demokratike, barazia e cenuar ndëretnike dhe shkeljet e të drejtave të njeriut janë politika ditore të cilat rrezikojnë sigurinë në shumicen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku liderët dhe zyrtarët e këtyre vendeve me politikat ekstremiste, nacional shoveniste, anarkiste, dhe populiste, i rrezikojnë raportet ndërshtetërore, rajonale dhe mbeten rrezik për paqen në këtë pjesë të Europës.Vuçiqi, Dodiku, Mickoski, Kurti dhe të tjerë fatkeqësisht kanë ngelur pengje të mentalitetit të ish diktaturave komuniste dhe të populizmit ekstrem, duke mos shënuar asnjë progres në demokracitë e brendëshme të vendeve të tyre por edhe duke tensionuar marrëdhëniet ndêretnike dhe ndërshtetërore në BP dhe në rajon”
Ai tha se administrata amerikane, por edhe BE dhe NATO, duhet të vazhdojnë me masat dhe urdhërat ekzekutiv si kjo e Presidentit Trump, me qëllim të monitorimit dhe parandalimit të eskalimit të dhunës dhe konfliktit në këtë hapsirë të Ballkanit Perëndimor.
“Administrata Amerikane, por edhe BE dhe NATO, duhet të vazhdojnë me masat dhe urdhërat ekzekutiv, si kjo e Presidentit Trump, me qëllim të monitorimit dhe parandalimit të eskalimit të dhunës dhe konfliktit në këtë hapsirë të BP, ku fajtor kryesor janë politikanet primitiv, ekstremist dhe neokomunist të Ballkanit Perëndimor, të cilët hap pas hapi duhët të eliminohen nga skena e helmuar politike e Ballkanit Perëndimor” ta Dedaj në pergjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Trumpi zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor
The post Dedaj pas vendimit të Trump për Ballkanin Perëndimor- I drejtë, i pritur dhe për t’u përshëndetur! appeared first on GazetaBlic.