Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të duhej ta vinte fare në diskutim zgjedhjen e Fatmir Limajt si kryetar Kuvendi.
Krasniqi në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka theksuar se Nisma çështjen e kryeparlamentarit nuk e ka parë si pazar politik, por si ndërtim të partneritetit.
“Fatmir Limaj është një personalitet që i bën nder Kosovës që të jetë kryetar Kuvendi, është një personalitet që ka ditur ta dëshmojë në secilën kohë përkushtimin dhe dashurinë për vendin dhe unë jam e bindur që në këtë pjesë Vetëvendosja as nuk do të duhej ta diskutonte këtë çështje. Eshtë një prej personaliteteve të dëshmuara dhe sigurisht që Limaj do t’i bënte nder këtij pozicioni. Ne edhe ashtu jemi tre deputetë dhe nuk e kemi parë këtë pjesë si pazar të kësaj situate, por e kemi parë si ndërtim të partneritetit dhe në këtë pjesë më së miri do të ndërtohen raportet në Kuvend si bashkëpunëtorë dhe me Limajn duke e udhëhequr këtë institucion”, është shprehur ajo.
The post Krasniqi: VV-ja s’do duhej ta vinte diskutim zgjedhjen e Limajt si kryeparlamentar appeared first on GazetaBlic.