Një 19-vjeçar është arrestuar në Spanjë për kërcënimin me vrasje të sulmuesit spanjoll Alvaro Morata dhe familjes së tij pas humbjes së penalltisë në finalen e Ligës së Kombeve të luajtur më 8 qershor.
Pas humbjes së tij tronditëse në gjuajtjen e penalltive, e cila i dha Portugalisë titullin, Morata u ofendua pa masë në mediat sociale, por gjërat shkuan tej mase pasi disa tifozë lëshuan kërcënime me vdekje.
Policia kombëtare ka arrestuar një burrë në Spanjë i cili kërcënoi se do të vriste Moratën dhe familjen e tij.
Një tjetër i dyshuar pretendoi se llogaria e tij në mediat sociale ishte vjedhur dhe përdorur për të bërë kërcënime.
/GazetaBlic Sport
The post E kërcënoi Moratan dhe familjen e tij, arrestohet tifozi 19 vjeçar në Spanjë appeared first on GazetaBlic.