Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Mustafa: Kurti nuk dëshiron ta bëjë Haxhiun kryetare të Kuvendit

admin, June 24, 2025

Pesëdhjetë individë do t’i pranojë e strehojë Kosova sipas vendimit qeveritar të 11 qershorit me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes. E identifikimi e përzgjedhja e tyre sipas Qeverisë së Kosovës do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa dhënia e mbrojtjes së përkohshme do të bëhet në pajtim me legjislacionin përkatës për azilin.

“Rrjedhimisht, përzgjedhja e këtyre personave do të bëhet duke pasur parasysh sigurinë kombëtare dhe rendin publik. Institucionet tona do të vazhdojnë bashkëpunimin me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kjo mbrojtje e ofruar nga Republika e Kosovës, të realizohet pa pengesa dhe në koordinim të vazhdueshëm”, kanë thënë nga Qeveria e Kosovës për RTKlive.

Sipas tyre, Kosova tashmë ka menaxhuar me sukses proceseve të ofrimit të mbrojtjes së përkohshme, duke përmendur rastin me shtetasit afganë e të strehimit të ukrainasve.

“Republika e Kosovës tashmë ka menaxhuar me sukses proceset e ofrimit të mbrojtjes së përkohshme në vitin 2021 me shtetasit afganë sipas bashkëpunimit me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe rasti me strehimin e shtetasve ukrainas, përkatësisht gazetarëve ukrainas në kuadër të programit Gazetarët në Rezidencë (JiR)”, thotë tutje Qeveria.

Kanë bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme do të merret ndaras me rastet individuale, megjithatë bazuar në ligjet në fuqi kohëzgjatja e mbrojtjes së përkohshme është një (1) vit, me vlerësimin e vazhdueshëm të rrethanave në vendin e origjinës duke përfshirë edhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për kthimin vullnetar të personave përkatës.

“Bazuar në legjislacioni tonë në fuqi, personave që janë në mbrojtje të përkohshme, shteti i Kosovës u ofron kushte themelore për jetesë, që përfshin strehim, akomodim, ushqimin, veshmbathjet dhe pakot higjienike, si dhe qasje në kujdes shëndetësor, që përfshin kujdesin emergjent shëndetësor dhe trajtimin e sëmundjeve”, bëhet e ditur tutje nga qeveria për detajet e kushteve që do t’u ofrojë Kosova atyre.

Gjithashtu, kanë bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme po bën të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe është në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet relevante të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që procesi i pritjes, akomodimit dhe ofrimit të mbrojtjes së përkohshme në përgjithësi, që derivon nga Vendimi i 11 qershorit të realizohet pa pengesa.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat i yni palëkundur dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre. Ne u jemi përherë mirënjohës për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe e vlerësojmë lartë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbrojtje e zhvillim, e sidomos në rrugëtimin tonë drejt integrimit Euro-Atlantik”, thuhet tutje në përgjigjen e qeverisë.

The post Të dëbuarit nga SHBA do të përzgjidhen bazuar në sigurinë kombëtare appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes