Zyra e Prokurorit të Bosnjës dhe Hercegovinës ka bërë të ditur se ka hequr urdhrin e arrestit kundër liderit separatist serb, Milorad Dodik, pasi ai u paraqit në mënyrë të papritur në një seancë dëgjimore lidhur me akuzat ndaj tij për shkelje të rendit kushtetues.
Pas muajsh të injorimit të thirrjeve për t’u paraqitur në zyrën e prokurorit për të dhënë deklaratë, Dodik u paraqit në një seancë dëgjimore të premten, kanë njoftuar autoritetet në një deklaratë të lëshuar vonë të premten.
Në mars të këtij viti, gjykata kishte lëshoi fletarresime për Dodikun, kryeministrin e Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, si të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues.
Urdhri u lëshua në ditën kur Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska pritej të diskutonte për një draft të kushtetutës së Republikës Sërpska, përmes së cilës autoritetet në këtë entitet planifikonin të përcaktonin atë si shtet të popullit serb, t’i jepnin të drejtën për vetëvendosje, të themelonin ushtrinë e vet dhe të shfuqizonin Këshillin e Popujve.
Kodi Penal i Bosnje e Hercegovinës parashikon dënime deri në pesë vjet burgim dhe ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare për këdo që përpiqet në mënyrë të paligjshme të ndryshojë rendin kushtetues të Bonjës, ose të rrëzojë institucionet më të larta të saj.
The post Reuters raporton për dorëzimin e Dodik para shtetit, Zyra e Prokurorit të Bosnjës ia hoqi urdhërin e arrestit pasi ai u paraqit në seancë appeared first on GazetaBlic.