Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, ka treguar se skuadra e tij është e vetëdijshme për vështirësinë e sfidës kundër Real Madrid tash në fazën nokaut të Botërorit të Klubeve, por atij nuk i mungon besimi.
Ai ka folur para përballjes me Real Madrid në çerekfinale të garës.
Ndeshja pritet të zhvillohet në një atmosferë të nxehtë në East Rutherford, New Jersey, me shumicën e tifozëve në përkrahje të madrilenëve.
“Ne e dimë saktësisht se çfarë do të thotë të luajmë kundër Real Madridit”, ka tënë Kovac para gazetarëve. “Jemi këtu si autsajderë, por duam të tregojmë anën tonë më të mirë dhe besojmë se mund të kalojmë në gjysmëfinale”.
Dortmund është në formë të mirë, me njëmbëdhjetë ndeshje rresht pa humbje, ndërsa synon të hakmerret për humbjen në finalen e Champions League vitin e kaluar.
“Kur përballesh me Real Madrid, duhet të kesh vetëbesim të madh”, ka shtuar Kovac. “E përfunduam sezonin në vendin e katërt, por ishte një përfundim i ngushtë dhe luajtëm kundër kundërshtarëve të fortë. Lojtarët treguan se mund të përballen me secilin. Kjo është arsyeja pse besoj në ta, ata e dinë saktësisht çfarë kërkohet nesër për të qenë në nivelin më të lartë”.
The post Niko Kovac: Duam të japim më të mirën tonë ndaj Real Madrid appeared first on GazetaBlic.