Pal Lekaj nga AAK, thotë se Kosova nuk ka nevojë për kriza të reja, për bombë e as për tensione por ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme, raporton GazetaBlic.
Lekaj thotë se sot Kuvnedi u evakuua por nesër mos të lejojmë që e gjithë Kosova të evakuohet nga shpresa.
Ai shton se qeveria e Kurtit po e kthen Kuvendin në shesh paniku.
Postimi i plotë:
Alarmi për bombë në Kuvend!
Në vend se të sjellë siguri e stabilitet, kjo qeveri e Kurtit po e kthen Kuvendin në shesh paniku.
Kosova nuk ka nevojë për kriza të reja, për as bombë, e as për tensione. Ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme, që respekton jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Kur pushteti ushqehet me krizë, kaos e frikë, kjo është pasoja.
Sot, Kuvendi u evakuua. Nesër, mos të lejojmë që e gjithë Kosova të evakuohet nga shpresa.
Boll ma me qeveri që prodhon krizë për të mbijetuar politikisht.
Boll ma me tensione e frikë.
Kosova meriton normalitet, siguri dhe drejtësi.
The post Lekaj: Në vend se të sjellë siguri e stabilitet, kjo qeveri e Kurtit po e kthen Kuvendin në shesh paniku – Boll ma me tensione e frikë appeared first on GazetaBlic.