Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Xhaferi: Po përballemi me kryeneçësi politike, s’njihet gjuha e dialogut as komunikimit, veç e përçarjes!

admin, July 5, 2025

Pak para nisjes së seancës konstituive, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj bllokadës në Kuvend dhe deklaratave të kryeministrit në dorëheqje, Albin Kurti, për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Sipas Kurtit, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, vazhdojnë të japin direktiva për zhvillimet politike në Kosovë përmes vizitave që zyrtarët e PDK-së zhvillojnë atje.

Për këtë deklaratë, OVL e UÇK-së tha se s’do të heshtin, ndërsa Kurtin e akuzoi për “tradhti morale”.

“Dënojmë ashpër deklaratën e fundit të ish-Kryeministrit Albin Kurti, i cili në mënyrë të turpshme dhe të papërgjegjshme ka sulmuar publikisht ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, duke pretenduar se ata po japin “instruksione politike nga burgu”. Ky qëndrim është jo vetëm i neveritshëm politikisht, por edhe i rrezikshëm në aspektin ligjor dhe moral. Albin Kurti, në vend që të mbrojë qytetarët e vendit të vet nga padrejtësitë ndërkombëtare, zgjodhi t’u bashkohet akuzave që fabrikohen kundër luftës tonë të shenjtë për liri. Kjo është një tradhti morale ndaj të kaluarës dhe të ardhmes së Kosovës”, thuhet në reagimin e organizatës.

Reagimi i plotë:

The post OVL e UÇK mesazh Kurtit pas sulmeve që ia bëri Thaçit e Veselit: Turp, s’do të heshtim! appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes