Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Qalaj: ‘Nëse nuk konstituohet Kuvendi, pasojat më të mëdha i bartin qytetarët’

admin, July 5, 2025

Vjedhja në dyqane i kushtoi sektorit gjerman të shitjes me pakicë rreth 4.2 miliardë euro në vitin 2024, duke shënuar një rekord të ri, ndërsa krimi i organizuar konsiderohet përgjegjës për një pjesë të madhe të kësaj humbjeje.

Sipas një raporti të fundit nga Instituti gjerman i Shitjes me Pakicë (EHI), i cili bazohet në një anketë të kryer me 98 kompani që operojnë mbi 17,000 dyqane në të gjithë vendin, dëmi i përgjithshëm nga mungesa e mallrave arriti në 4.95 miliardë euro.

Nga kjo shumë, 4.2 miliardë euro lidhen drejtpërdrejt me vjedhjet, ndërsa pjesa tjetër u atribuohet gabimeve administrative si çmime të vendosura gabim apo probleme në regjistrim.

Nga shifra totale e humbjeve, 2.95 miliardë euro rezultojnë të jenë pasojë e vjedhjeve të klientëve, përfshirë ato nga rrjete të krimit të organizuar, të cilat janë rritur me 5% krahasuar me një vit më parë. Rreth një të tretën e këtyre rasteve vijnë pikërisht nga grupe të organizuara kriminale që operojnë në mënyrë të koordinuar dhe agresive, shpesh të lidhura me platformat e shitjeve online.

Raporti zbulon gjithashtu se punonjësit e vetë bizneseve janë përgjegjës për humbje prej 890 milionë eurosh, ndërsa rreth 370 milionë euro i atribuohen vjedhjeve nga furnizuesit dhe kompanitë e shërbimeve. Autorët e studimit nënvizojnë se 98% e rasteve të vjedhjeve në dyqane mbeten të pazbuluara, duke e bërë kontrollin e inventarit të vetmen mënyrë për të matur realisht dëmet.

Varfëria dhe pasiguria ekonomike në vend janë gjithashtu faktorë që nxisin rritjen e vjedhjeve të zakonshme në dyqane. Gjermania po përballet me një klimë të brishtë ekonomike: inflacioni është stabilizuar në 2%, por papunësia ka arritur në 6.2%, niveli më i lartë që nga fundi i vitit 2020. Gati një e pesta e popullsisë është në rrezik përjashtimi social dhe mbi 12% e qytetarëve harxhojnë më shumë se 40% të të ardhurave për strehim, një nivel që tejkalon ndjeshëm mesataren e BE-së.

Segmentet më të prekura nga vjedhjet janë supermarketet e vogla dhe dyqanet ushqimore, ku dëmet kapën vlerën e afro 2 miliardë euro. Edhe farmacitë dhe dyqanet e pajisjeve industriale raportuan mungesa të konsiderueshme. Kjo ndodhi ndonëse të dhënat zyrtare të policisë tregojnë një rënie prej 5% të rasteve të raportuara, pas rritjeve të forta në vitet 2022 dhe 2023.

Për të përballuar këtë situatë, kompanitë gjermane po rrisin buxhetet për sigurinë, duke investuar rreth 3.1 miliardë euro në masa parandaluese si kamerat, detektivët e dyqaneve dhe trajnime të stafit. Kostoja totale e dëmit dhe investimeve për siguri për vitin 2024 llogaritet në 7.3 miliardë euro, një barrë që, sipas raportit, po transferohet te konsumatorët përmes çmimeve më të larta të produkteve.

/SYRI.net/

The post Gjermania përballet me rekord vjedhjesh në dyqane: Humbje 4.2 miliardë euro në 2024, krimi i organizuar në rritje appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes