I ftuari i radhës në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin, ishte themeluesi i Shkollës Finlandeze, Alejtin Berisha, raporton GazetaBlic.
Shkolla Finlandeze në Kosovë është renditur ndër 10 shkollat më të mira në botë në kuadër të çmimit prestigjioz World’s Best School Prizes.
E, Berisha thotë se arritja historike është rezultat i një përkushtimi 25-vjeçar ndaj mjedisit, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të kreativitetit tek të rinjtë.
“Jemi zgjedh nga 10 shkollat më të mira në botë, ‘ëorld’s Best School Prizes’, e arsyeja kryesore se pse jemi zgjedh është kategoria për të cilen ne kemi hy në këtë top 10 është veprimi mjedisor, kështu që mjedisi, qëndrueshmëri ose të jetuarit në mënyrë të qëndrueshme kanë qenë preukopimet të mia 25 vjecare, ka qenë gjithmonë preukupim i imi”, tha ai.
Ndër të tjera ai thekson se gjatë katër viteve të fundit, CNN ka pasqyruar vazhdimisht aktivitetet e shkollës, duke e cilësuar atë si një nga shkollat më inovative në botë.
Ku tregon edhe një ndër momentet më domethënëse për Shkollën Finlandeze, i cili është edhe marrja e një videomesazhi urimi nga kryeredaktori i CNN, i cili theksoi se përzgjedhja e shkollës nga Kosova nuk ishte befasi për ta dhe se sipas tyre Shkolla Finlandeze është një ndër shkollat më inovative në botë.
“Për 1 vit kemi qenë në CNN për 30.000 sekonda, dhe kur po më pyesin se sa paguajte unë po them nëse kishim pagu më së liri kish qen 15.5 milionë e më së shtrejnti kish me qenë 105 milionë por neve na ka kushtu vec 35 milionë, po e gjejmë një mes aty për me dal në CNN. Aq është vlera për të qenë në CNN, por një prej arsyeve se pse jemi përzgjedh është pikërisht se për katër vitet e fundit ne kemi marrë pjesë në një iniciativë të CNN të quajtur Call to Earth, edhe puna që kemi bërë aty, CNN na ka zgjedhë dhe na ka pasqyru si shkollën më inovative në botë sipas tyre. Kemi marrë një video urimi nga kryeredaktori i CNN, ku thotë se përzgjedhja e Shkollës Finlandeze në top 10 e shkollave më të mira në botë nuk ishte befasi për ta të cilët e njohin shkollën.
Por përvec aspektit të aktivizmit mjedisor ai thotë që nxënësit e Shkollës Finlandeze janë ndër nxënësit më kreativ që i kanë parë, dhe janë mundu me ua pasqyru qindra miliona shikuesve të CNN se disa fëmijë, disa të rinjë mund ta ndryshojnë botën me angazhimin e tyre dhe aktivizmin e tyre. Kjo është qëllimi ynë, me kriju një shkollë e cila nga Kosova përcon mesazhe të rëndësishme në gjithë botën. Kreativiteti është qendra e shkollës sonë, fokusi i shkollës është zhvillimi i kreativitetit”, u shpreh ai.
Berisha shpjegon se arsyeja kryesore pse themeloi Shkollën Finlandeze në vitin 2016 ishte pikërisht kreativiteti, ku thotë se kemi arrit nga një vend i vogël të bëhemi shemubll botëror.
“Një prej arsyeve se pse kam vendos me marrë sistemin finlandez kur kam themelu shkollën atëherë në vitin 2016 ka qenë pikërisht kreativiteti. Kemi arrit që prej një vendi të vogël me probleme, pa qeveri, pa institucione qe sa e sa muaj me u bë një shembull botëror, një inovacioni botëror që sot merret shmebull nga e gjithë bota”, përfundoi ai.
The post Shkolla Finlandeze në mesin e 10 shkollave më të mira në botë, Berisha: Arritëm që nga një vend i vogël të bëhemi një shembull botëror appeared first on GazetaBlic.