Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka thënë se nuk është e sigurt fitorja ndaj Palmeiras në ndeshjen e fazës nokaut në Botërorin e Klubeve.
Ai ka folur para çerekfinales, një fazë ku Chelsea e siguroi kalimin pas fitores ndaj Benfica, ndërsa Palmeiras eliminoi Botafogo.
Ndeshja që do të zhvillohet në Filadelfia do të jetë takimi i dytë zyrtar mes dy ekipeve, pas finales së vitit 2021 ku Chelsea kishte fituar pas kohës shtesë.
“Ne gjithmonë hyjmë në fushë për të fituar, por futbolli është plot surpriza, veçanërisht në këtë kompeticion”, ka thënë Maresca.
Ai ka theksuar se pret një ndeshje të vështirë dhe se Palmeiras ka një organizim të shkëlqyer dhe lojtarë me cilësi të lartë si Estevao dhe Richard Rios.
Chelsea e nisi turneun me fitore ndaj, por më pas pësoi një humbje të papritur nga Flamengo me rezultat 3-1, një përballje që sipas Maresca shërbeu për të testuar një strukturë të re taktike. “Flamengo na tregoi sa i vështirë është ky nivel. Të njëjtën gjë presim edhe nga Palmeiras”, ka thënë ai.
Pavarësisht se skuadrat evropiane kanë përvojë, Maresca nuk nënvlerëson as futbollin brazilian dhe as ndikimin që ky turne mund të ketë në reputacionin e klubeve të Amerikës Latine. “Unë e kam respektuar gjithmonë futbollin brazilian. Nuk më duhet kjo garë për ta kuptuar cilësinë që ata kanë”, ka thënë tekniku italian.
The post Maresca: Chelsea favorit vetëm në letër ndaj Palmeiras appeared first on GazetaBlic.