Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

E pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i një pacienti

admin, July 4, 2025

Alejtin Berisha, drejtor gjeneral i Kolegjit Universum dhe Shkollës Finlandeze, në një intervistë për BlicInterview me Astrit Gashin, ka folur për dy institucione arsimore në Kosovë.

Ai ka folur për ndryshimet që do të duhej të bëheshin në arsimin në vendin, edhe atë publik, teksa ka thënë se ka ofruar bashkëpunim, me përvojën e tij 20 vjeçare në këtë fushë.

“Ne nuk mund ta ndryshojmë gjithë shoqërinë prej një shkolle, tu e ndryshu botën me nga një nxënës. Fuqia jonë aktuale është një nxënës. Tash si ta multiplikojmë këtë fuqi, ta bëjmë në nivel kombëtar. Ne kemi qenë shumë të hapur që t’i ndihmojmë edhe institucionet shoqërore që praktikat e mira që i kemi krijuar këtu, t’i bartim edhe në sektorin publik të arsimit, pasi e kemi hapur vitin e kaluar një program me emrin Impakt, me kosto shumë më të ulët. Emri është Impakt sepse përmes saj duam të kemi sa më shumë nxënës që ta rrisim ndikimin në shoqëri shumë më tepër. Unë e kam pasur një koncept, unë jam në arsim që 20 vite, Universum nga 2004, në fillim jam angazhuar aty, babi ka nisur fillimisht shkollën e parë private, në Ferizaj. Unë kam 20 vite që merrem me këtë, kam studiuar pastaj arsimin e lartë. Unë e kam bërë një koncept timin para disa vitesh se si mund të reformohet arsimi në Kosovë nga niveli parauniversitar, pastaj shkollës fillore e deri tek ajo universitare. Jam munduar edhe ta ndaj me politikëbërësit”, ka thënë ai.

Ai ka treguar planin strategjik të arsimit që do të duhej ndjekur, për të mbledhur të dhënat për arsimin në Kosovë, pasi thotë se s’ka të dhëna, përpos testit PISA.

“Pika kyçe është se nuk kemi asnjë të dhënë se ku jemi përveç PISA-s, s’kemi asnjë të dhënë për arsimin se çka ndodhë. Nëse ne i kemi kryer shkollën për shembull ti në “Sami Frashër” e unë në “Xhevdet Dodë”, ne mund të flasim deri në mbrëmje se cila është më e mirë por s’kemi asnjë të dhënë që ta dimë se cila është më e mirë. S’kemi të dhëna që çdo politikë që është bërë deri tash, çdo plan strategjik i arsimit, se çfarë efekti ka prodhuar. E para është që të krijohet një model i të dhënave përmes standardizimit të vlerësimit. Duhet një vlerësim standard prej klaës së parë deri në klasën e 12-të, në krejt Kosovën. Për t’i parë të gjitha shkollat në krejt Kosovën se si po funksionojnë, se çka ka mangësi dhe ku jemi më mbrapa. Përmes kësaj nxjerrim kampionë, e shohim që një mësimdhënës në Dragash është më i miri në Kosovë e ne as idenë nuk e kemi. Pastaj e marrim atë e shohim pse është aq i mirë, pse rezultati i tij është në këtë nivel”, ka theksuar Berisha.

Po ashtu, ai potencon se mund të përdoret për mirë teknologjia dhe që të rritet dhe numri i mësimdhënësve që janë të kalibrit botëror.

“E dyta, teknologjinë mund ta përdorim shumë mirë por jo vetëm sa për të thënë se po e përdor, por teknologjinë të bazuar në pedagogji. Përmes saj mund të përshpejtojmë shumë procese. Sot përmes AI ka shumë programe për matematikë, gjuhë, shkenca, që dërgojnë deri në 2.2 herë rezultate më të larta se sa mesatarja. Mund t’i përdorim këto program për t’i zëvendësuar edhe dobësinë e disa mësimdhënësve. Në Kosovë kemi shumë mësimdhënës të mirë por nuk janë të gjithë shumë të mirë, ka dallime, ka që janë të kalibrit botëror por në numër më të vogël, qëllimi është se si t’i bëjmë nga 100 në 10 mijë. Nën tre, t’i zhvillojmë mësimdhënësit përmes zhvillimit profesional, trajnimit”, ka vlerësuar ai.

Sipas Berishës, drejtor i Kolegjit Universum dhe Shkollës Finlandeze, në arsimin universitar janë disa iniciativa që mund ta edukosh shumë shpejt popullit.

“Në arsimin universitar janë disa iniciativa që mund ta edukosh shumë shpejt popullit. E para, janë krijuar këto mikrokredencialet. P.sh.: nuk dëshiron të bësh më master, pasi e ke bërë para disa vitesh, ose një fakultet, por e bën një mikrokredenciale që është për 1, 3 apo 6 muaj, e merr një certifikatë që të jep shkathtësi të reja në fusha të caktuara. Ne duhet analizuar cila fusha në 10 vitet e ardhshme do të zhduken si pasojë e AI, e cilat do të krijohen dhe mund të rikualifikojmë”, është shprehur ai.

Berisha shton se përmes platformave online mund të bëhet shumë lehtë rikualifikimi i popullit.

Ai përmend Arizona State University që thotë se është në top 100 të universiteteve më të mira në SHBA, për çka neve do të na duheshin miliarda euro e 200 vjet për t’i krijuar të gjitha ato që janë krijuar nga ky universitet.

“Sot shumë lehtë mund ta të rikualifikojmë popullin përmes platforma online. Edhe me Arizona State University ne e ofrojmë një program me AI, të cilin ia kemi ofruar edhe qeverisë për t’i rikualifikuar me AI mbi 200 mijë njerëz në krejt Kosovën dhe për një kohë shumë të shkurtër. Na duhen këto iniciativa për të pasur lëvizje më të shpejta dhe më të mëdha. Pastaj, normalisht universitetet e ke shumë më lehtë që t’ua reformosh korrikulën bashkëpunuese, sikur e kemi bërë ne me Arizona State University, për 10 vite universiteti më inovativ në SHBA, universiteti më i madh publik, 5.7 miliardë buxhet, kanë investuar mbi 1 miliard në teknologji mësimore edhe në materiale mësimore të cilat ne i marrim direkt të gatshme. Neve do të na duheshin 200 vjet dhe shumë miliarda për t’i krijuar gjithë ato”, ka deklaruar Berisha.

Sot, thotë se gjërat kanë ndryshuar dhe se sistemi dallon nga ajo që është mësuar para disa vitesh, por tani ka rrugë më të shkurtra për rezultate më të mira.

“Sot ka mundësi që përmes rrugëve më të shkurtra të vijmë te rezultate më të shpejta. Arsimi është afatgjatë. Ne e kemi problemin edhe në shkollë, p.sh.: disa prindër thonë ‘a po mëson fëmija im’, sepse mësimi sipas neve qysh e kemi kuptuar në të kaluarën ka qenë 2+2 bëjnë katër. A e ka mësuar, a e ka memorizuar disa funksione matematikore, a ka memorizuar një poezi ose një prozë, etj., sot ato nuk na duhen asnjë, sot me rëndësi është shkathtësitë e shekullit XXI, mendimi kritik, kreativiteti, komunikimi, bashkëpunimi, këto janë katër C më të rëndësishme që do të na çojnë përpara në kohën e AI, e të cilat në krahasim me para 30 apo 50 vite kur bota ka qenë shumë më pak e lidhur mes vete, ku qasja në informacion ka qenë shumë më e privilegjuar, ata në SHBA ose në Finlandë që kanë qenë në pozita më të mira kanë pasur qasje shumë më të mirë, ne në Kosovë nuk kemi pasur ato mundësi, sot i kemi krejt. Mos harroni Kosova e ka penetrimin e internetit më të madhin në Evropë”, ka thënë Alejtin Berisha,/Gazeta Blic/

The post Gërxhaliu kritikon deputetët: Turp i madh në çfarë gjendje është katandisur Kosova – fajtorë 120 përfaqësuesit e popullit appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes