Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftraraj ka thënë se në Qeverinë e Albin Kurtit po vlon korrupsioni e nepotizmi.
Në një shkrim në Facebook, ai ka ironizuar duke e krahasuar situatën me temperaturat e larta.
“Po vlon korrupsioni dhe nepotizmi ne qeverine e Albin Kurtit.
Vapë e madhe si nga temperaturat e larta ashtu edhe nga korrupsioni endemik qeveritar” – ka shkruar ai.
Theksojmë se të premten Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.
Lajmi është bërë i ditur në faqen e Prokurorisë Speciale.
“Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.D. dhe B.K. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. F.D., në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe B.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, akuzohen se, nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”.
Sipas njoftimit, Damka ka financuar organizata pa organizuar thirrje publike, duke dëmtuar buxhetin mbi 1 milion euro.
“Sipas aktakuzës të pandehurit, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, duke financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 1,040,000 euro” – thuhej në një njoftim.
The post Miftaraj: Vapë e madhe, po vlon korrupsioni dhe nepotizmi në Qeverinë e Kurtit appeared first on GazetaBlic.