Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Shkoi për trajtim, vajza 10-vjeçare sulmohet nga qentë endacakë në QKUK

admin, July 4, 2025

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përshëndetur aktakuzën që Prokuroria Speciale ngriti ndaj ministrit të Zhvillimit Rural, Fikrim Damka.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka thënë se ky veprim përbën një hap të rëndësishëm në zbardhjen e skandalit që PDK-ja denoncoi më 1 qershor të 2022-tës.

“Ajo që mbetet e pashpjegueshme është mos përfshirja në aktakuzë e dy protagonisteve kyçe të kësaj afere: zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla -Schwarz dhe zëvendësministrja Liza Gashi, si përfituese direkte përmes organizatës Germin” shkroi Musliu-Shoshi.

Me këtë rast, ajo i ka bërë thirrje Speciales që të shqyrtojë me kujdes të plotë përgjegjësinë dhe rolin e çdo zyrtari të përfshirë në këtë rast, përfshirë dhe Gërvallën.

“PDK do të vazhdojë të mbrojë interesin publik dhe të kërkojë llogaridhënie për çdo abuzim me pushtetin dhe pasurinë e qytetarëve” deklaroi Musliu-Shoshi.

 Postimi i plotë:

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë ndaj ministrit Fikrim Damka për keqpërdorim të buxhetit shtetëror. Ky veprim përbën një hap të rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar më 1 qershor 2022, përmes një kallëzimi penal të paraqitur bashkë me avokatin Faton Fetahu.

Ajo që mbetet e pashpjegueshme është mos përfshirja në aktakuzë e dy protagonisteve kyçe të kësaj afere: zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla -Schwarz dhe zëvendësministrja Liza Gashi, si përfituese direkte përmes organizatës Germin.

Kjo marrëveshje, e realizuar me pëlqimin e znj. Schwarz, shkel katër ligje të Republikës së Kosovës dhe dëmton mbi 1 milion euro nga buxheti publik.

Në këtë drejtim, i bëj thirrje me mirëbesim dhe respekt Prokurorisë Speciale që të shqyrtojë me kujdes të plotë përgjegjësinë dhe rolin e çdo zyrtari të përfshirë në këtë rast, përfshirë ministren Gërvalla dhe zëvendësen e saj, znj. Gashi.

PDK do të vazhdojë të mbrojë interesin publik dhe të kërkojë llogaridhënie për çdo abuzim me pushtetin dhe pasurinë e qytetarëve.

The post Aktakuza ndaj Damkës, Musliu-Shoshi: Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes