Ish deputeti Fatmir Humolli, ka komentuar situatën politike në vend lidhur me vonesën në konstituimin e Kuvendit,raporton GazetaBlic.
Humolli në një prononcim për GazetaBlic, thotë se klasa politike e ka humbur arsyen politike dhe se shteti nuk vlen më shumë se partia për ta.
“Arsyja politike institucionale nuk janë parametra për të bërë vlerësim të saktë. Klasa politike e ka humb arsyen politike. Klasa politike e ka humbur arsyen institucioanale”, tha ai.
Humolli ironizon me deputetët e partive politike, duke thënë se ata janë duke bërë garë për librin e rekordeve Guinness.
Ai theksoi se nëse deputetët do të kishin të njëjtin zell dhe vendosmëri për zhvillimin e vendit, ashtu siç e kanë për ta penguar procesin politik, Kosova do të ishte ndër vendet më të zhvilluara.
Humolli gjithashtu vlerëson se klasa politike po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja, duke dashur që ato të mbahen së bashku me zgjedhjet lokale.
“Deputetet po shihet se po bëjnë garë për libër të ginisit. Shteti nuk vlen tek kjo klasë politike ma shumë se partia. Me pas ketë zell dhe vendosmeri për zhvillim të shpejtë të vendit siç e kanë për me pengu do ishin në vendin e parë në botë. Siç shihet po dëshirojnë me shku në zgjedhje të reja së bashku me ato lokale. Është dëm juridik e politik mos funksionimi i Kuvendit. Vendi ka nevojë për ligje të reja në funksion të ekonomisë dhe jetës së përdishme”, përfundoi Humolli për GazetaBlic.
The post Humolli: Nëse deputetët do të kishin të njëjtin zell për zhvillimin e Kosovës, siç kanë për ta penguar, vendi do të ishte ndër më të zhvilluarit appeared first on GazetaBlic.