Sipas IKShPK-së, shkaqet më të zakonshme janë djegia e barishteve dhe mbeturinave, hedhja e cigareve të ndezura, përdorimi i flakëve të pakontrolluara, hedhja e pakontrolluar e mbeturinave lehtë të ndezshme dhe zjarret e qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia njerëzore.
Lidhur me këtë, ky institut thotë se zjarret përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut.
Sipas njoftimit, zjarret rrisin ndotjen e ajrit (PM2.5), rrezikojnë mushkëritë dhe zemrën, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit, shkaktojnë helmim nga tymi dhe monoksidi i karbonit.
IKShPK po ashtu thotë se zjarret dëmtojnë rëndë edhe mjedisin, si dëmtimin e pyjeve, tokave bujqësore dhe faunës, shkatërrimin e biodiversitetit, nxitje e ndryshimeve klimatike
Zjarret rrezikojnë edhe komunitetin, si:
-Dëmtime të shtëpive dhe infrastrukturës;
-Humbje ekonomike për familjet dhe fermerët.
Si të parandalohen zjarret sipas IKShPK-së?
Mos ndizni barishte apo mbeturina në ambiente të hapura;
Shmangni përdorimin e flakëve në ditët me temperatura të larta;
Mos hidhni cigare të ndezura në tokë;
Ruani materialet e djegshme në një ambient të sigurt dhe larg vendeve të frekuentuara nga njerëzit.;
Nëse ndizni zjarr, mos u largoni pa u siguruar që është shuar plotësisht;
Njoftoni menjëherë në 112 për çdo shpërthim zjarri të pakontrolluar.
The post IKShPK-ja tregon shkaqet dhe pasojat e zjarreve appeared first on GazetaBlic.