Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 249-vjetorin e pavarësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se Kosova është mirënjohëse për partneritetin që ka me ShBA-në.
“Jemi mirënjohës për miqësinë dhe krenarë për bashkëpunimin e patneritetin ndërmjet Republikës sonë dhe ShBA-ve në mbrojtjen e po atyre idealeve. Zhvillimi i kapaciteteve të Forcës sëSigurisë së Kosovës, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë dhe qytetetarëve të vendeve të tjera në territorin e Kosovës, janë vetëm disa nga fushat në të cilat bashkërendimi i prioriteteve tona ka shënuar, dhe vazhdon të shënojë, progres të jashtëzakonshëm, si anjëherë më parë” shkruan Kurti në mesazhin e urimit.
‘Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë’ shkruan Kurti raporton “Gazeta Blic”.
Urimi i plotë:
Sot, në ditën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës hyjnë në vitin e 250-të të ekzistencës së tyre, i uroj presidentit Donald J. Trump dhe të gjithë popullit të ShBA-ve gëzuar Ditën e Pavarësisë!
Në një kohë kur po rrezikohet gjithnjë e më shumë paqja dhe siguria ndërkombëtare, idealet e shprehura në Deklaratën e vitit 1776, ato të lirisë, barazisë dhe demokracisë, janë po aq të rëndësishme sot sa ishin para 249 vjetëve, jo vetëm në ShBA, por në mbarë botën.
Jemi mirënjohës për miqësinë dhe krenarë për bashkëpunimin e patneritetin ndërmjet Republikës sonë dhe ShBA-ve në mbrojtjen e po atyre idealeve. Zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së
Sigurisë së Kosovës, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë dhe qytetetarëve të vendeve të tjera në territorin e Kosovës, janë vetëm disa nga fushat në të cilat bashkërendimi i prioriteteve tona ka shënuar, dhe vazhdon të shënojë, progres të jashtëzakonshëm, si anjëherë më parë.
Në emër të Republikës së Kosovës, gëzuar ditëlindjen e 249-të ShBA-ve dhe të gjithë amerikanëve! Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë.
The post Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë appeared first on GazetaBlic.