Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Temperatura deri në 38C-Moti për sot

admin, July 4, 2025

Fadil Demaku nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, sonte në emisionin “Edicioni Special” tha se Lëvizja Vetëvendosje po shkel aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në të tri tentimet e fundit që janë bërë, qartazi Lëvizja Vetëvendosje, e më konkretisht kryesuesi i seancës, zoti Dehari, ka bërë shkelje të Kushtetueses, sepse aktgjykimi ka treguar qartë që duhet të ndiqet procedura dhe rendi i ditës, ashtu siç është përcaktuar” ,u shpreh ai.

Tutje, Demaku tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është duke shkelur Kushtetutën e Kosovës, siç tha ai “me atë autoritetin krejt qesharak dhe të panevojshëm”.

Demaku shton se PDK-ja është e gatshme të japë kontributin për të konstituuar Parlamentin.

“Partia Demokratike, prej fillimit, me vet kryetarin e partisë dhe gjithë të tjerëve, e kemi bërë të qartë se ne kemi gatishmëri dhe do të japim kontributin tonë që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi, sepse ne jemi në një bllokadë totale si vend, dhe dëmet më të mëdha, në aspektin ekonomik, në aspektin e politikës, janë duke iu shkaktuar qytetarëve të vendit”, u shpreh tutje Demaku.

Ai shton se përgjegjësi i vetëm është Kurti, duke shtuar se të gjithë eksponentët e VV-së shkojnë pas fjalës së kryetarit të tyre.

The post Demaku: Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes