Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Demaku: E ulët

admin, July 3, 2025

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përcjellë një njoftim me rëndësi nga autoritetet kroate për të gjithë qytetarët që planifikojnë udhëtime drejt ose përmes Kroacisë, veçanërisht në fundjavën e 5-6 korrikut 2025.

Në Zagreb, të shtunën më 5 korrik, do të mbahet një koncert i madh në ajër të hapur, ku pritet të marrin pjesë rreth 500,000 vizitorë. Si pasojë, pritet trafik i jashtëzakonshëm dhe bllokime të konsiderueshme në të gjitha drejtimet që çojnë në kryeqytetin kroat.

Autoritetet paralajmërojnë se autostradat A2, A3 dhe A4, që lidhin Zagrebin me pjesë të tjera të vendit dhe jashtë tij, do të përjetojnë ngarkesa të mëdha, sidomos në ditët para dhe gjatë koncertit. Nga jugu, ngarkesa e madhe pritet në autostradat A1 dhe A6, përfshirë rrugët anësore të Zagrebit.

Brenda qytetit, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë nga 4 deri më 6 korrik, ndërsa në mbrëmjen dhe natën pas koncertit, pritet kaos në trafik, si për automjete ashtu edhe për këmbësorë.

Rekomandimet për udhëtarët:

Shtyni ose përshpejtoni udhëtimin përpara datës 5 korrik nëse planifikoni të kaloni përmes Zagrebit.

Shmangni udhëtimet drejt ose nëpër Zagreb gjatë datave 5-6 korrik.

Informohuni rregullisht për gjendjen e trafikut përmes faqes zyrtare të Klubit Kroat të Automobilave (HAK), aplikacionit Croatia Traffic Info, ose Programit të Dytë të Radios Kroate në gjuhën angleze.

Ky paralajmërim vjen si pjesë e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Kroacisë, në funksion të sigurisë dhe lehtësimit të lëvizjes për qytetarët gjatë sezonit turistik.

The post QKMK paralajmëron qytetarët që udhëtojnë në Kroaci: Trafik i rënduar në Zagreb më 5 dhe 6 korrik appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes