Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

E bujshme: Galatasaray synon ‘goditje’ të dyfishtë tek skuadra e Inter, kërkon edhe portierin Sommer

admin, July 3, 2025

Borussia Dortmund ka arritur një marrëveshje me Chelsean për transferimin e Jamie Baynow-Gittens.

Anësori 20-vjeçar ka nënshkruar një kontratë shtatësezonale me “Blutë”, të cilët, sipas mediave britanike, do të paguajnë 55 milionë paund për transferimin.

Të dy ekipet ndodhen aktualisht në Shtetet e Bashkuara, ku do të garojnë në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. Ishte në tokën amerikane, në Fort Lauderdale, që përfaqësuesit e të dy klubeve negociuan marrëveshjen, me detajet përfundimtare që do të finalizohen në orët ose ditët në vijim.

Gittens iu bashkua Borussia Dortmund nga Manchester City në vitin 2020 dhe debutoi për ekipin në vitin 2022. Anësori ka 107 paraqitje dhe 17 gola në të gjitha garat për “verdhëezinjtë”.

“Karriera e Jamie Gittens është një shembull i zhvillimit të talenteve të rinj te Borussia. Ne e zbuluam Jamie-n shumë herët dhe praktikisht e morëm falas, pastaj i ofruam të luante në një nivel të lartë në ekipin tonë të parë. Ai na falënderoi me gola, performanca të forta dhe përkushtim”, tha drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Lars Ricken.

/GazetaBlic Sport/

The post Tjetër ‘goditje’ në merkato nga Chelsea, siguron shërbimet e Jamie Gittens appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes