Një 80-vjeçare është gjetur pa shenja sot në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.
Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se po hetohen rrethanat që kanë çuar në vdekjen e viktimës.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se viktima, grua rreth 80 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci./Gazeta Blic/
The post Një 80-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prishtinë appeared first on GazetaBlic.