Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Prokuroria e rrëzon kallëzimin penal të Elbert Krasniqit ndaj kryetarit të Prishtinës, Rama: Sabotimi politik dështoi

admin, July 3, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë ka hudhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj Sami Kurteshit dhe Driton Çaushit, për shkak se Prokuroria nuk kishte marrë deklaratat e tyre para ngritjes së aktakuzës.

Ky aktvendim ishte marrë jashtë seancës më 13 qershor 2025, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Hedhet aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, e datës 21.09.2018 dhe PUSHON procedura penale për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 409 par. 4 lidhur me par. 1 dhe nenin 31 të KPRK-së, për shkak se ekzistojnë rrethana të cilat e pengojnë ndjekjen penale”, thuhet në këtë aktvendim.

Në arsyetimin e këtij vendimi, ndër të tjera thuhet se gjykata ka konstatuar se në shkresat e lëndës mungojnë deklaratat në prokurori të të akuzuarve Driton Çaushi dhe Sami Kurteshi.

“…ashtu siç e përcakton dispozita e nenit 151, par. 1 të Kodit të Procedurës Penale që ka qenë i zbatueshëm në rastin konkret (Nr. 04/L-123). Në paragrafin 1 të këtij neni shprehimisht është përcaktuar se: ‘Para ngritjes së aktakuzës, i pandehuri merret në pyetje në seancën e marrjes së deklaratës në procedurë paraprake…’”, thuhet tutje në vendim.

Gjykata ka theksuar se në kohën kur dyshohet se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale dhe është ngritur aktakuza, ka qenë në fuqi Kodi i Procedurës Penale (Kodi Nr. 04/L-123).

Po ashtu, në vendim thuhet se gjykata ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të bëjë plotësimin e aktakuzës, duke i bashkangjitur procesverbalet e marrjes së deklaratave të të akuzuarve nga prokurori i shtetit, nëse ato ekzistonin para ngritjes së aktakuzës.

Mirëpo, sipas të njëjtit vendim, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 21 maj 2025, ka pranuar kërkesën për plotësimin e aktakuzës, por deri në momentin e marrjes së këtij vendimi nuk i ka dorëzuar gjykatës procesverbalet e marrjes së deklaratave për të pandehurit e lartcekur.

Andaj, gjyqtarja e vetme gjykuese ka vlerësuar se Prokuroria e Shtetit, me rastin e ngritjes së kësaj aktakuze, ka bërë shkelje të dispozitave të procedurës penale që kanë qenë në fuqi në kohën kur është ngritur aktakuza.

“…nga vështrimi juridik i dispozitës së nenit 151, par. 1 të Kodit Nr. 04/L-123, ku thuhet se: ‘Para ngritjes së aktakuzës, i pandehuri merret në pyetje në seancën e marrjes së deklaratës në procedurë paraprake. Nëse i pandehuri hetohet për vepër apo vepra penale për të cilat dënimi maksimal është jo më shumë se tre (3) vjet burgim, mjafton që të pandehurit t’i jepet mundësia që të përgjigjet me shkrim’”, thuhet më tej në vendim.

Bazuar në këtë, gjykata ka vlerësuar se në rastin konkret ka shkelje dhe moszbatim të kësaj dispozite penale nga ana e prokurorisë, pasi që të akuzuarve është dashur domosdoshmërisht t’u merrej deklarata në prokurori, për shkak se dënimi për veprën penale për të cilën akuzohen është mbi tre vjet burgim.

Gjykata ka theksuar gjithashtu se kjo është një pengesë e pakapërcyeshme dhe një rrethanë që e bën të pamundur që çështja penale të kalojë në fazën e shqyrtimit gjyqësor.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë më 24 shtator 2018 ndaj Driton Çaushit, Sami Kurteshit dhe Valon Hotit.

Sipas aktakuzës, Çaushi dhe Kurteshi ngarkohen se më 24  nëntor 2017, rreth orës 8:30 në afërsi të Kuvendit të Republikës se Kosovës derisa Policia ka qenë duke i zbatar detyrat e punës, zbatimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për arrestimin e Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Albulena Haxhiut, Kurteshi dhe Çaushi në bashkëkryerje i kanë penguar personat zyrtarë në realizimin e detyrave zyrtare.

Aty thuhet se të njëjtit me anë të përdorimit të forcës, kanë penguar zyrtarët policorë për realizimin e detyrave të tyre.

Sipas aktakuzës, Kurteshi dhe Çaushi kanë penguar zyrtarin policor Besnik Morina duke e tërhequr për trupi dhe pastaj duke e grushtuar në pjesë të ndryshme të trupit, e që Morina pësoi lëndime të lehta trupore të shkaktuara nga veprimi i të akuzuarve.

Tutje, sipas aktakuzës thuhet se Çaushi kishte goditur në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit të dëmtuarin tjetër- Safet Lahu, i cili kishte humbur vetëdijen në një moment dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore.

Me çka, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe 31 të Kodit Penal.

Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës, Valon Hoti akuzohet se derisa Policia ka qenë duke i transportuar me veturë zyrtare të arrestuarit- Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu, ka bërë përpjekje të ndalojë transportimin e atëkohë deputetëve, duke goditur automjetin zyrtar të policisë me mjet të fortë. Kështu, Policisë i ka shkaktuar dëm material.

Andaj për këto veprime Hoti ngarkohet me veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” nga neni 333, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Mirëpo, gjykata jashtë seancës kishte hedhur aktakuzën dhe kishte pushuar procedurën ndaj Valon Hotit, i cili akuzohej për asgjësim apo dëmtim të pasurisë sipas nenit 333 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, për shkak të arritjes së afatit të parashkrimit absolut.

The post Rrëzohet aktakuza ndaj Sami Kurteshit dhe Driton Çaushit, Prokuroria nuk i intervistoi sipas procedurës ligjore appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes