Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Sulm me thikë në një qendër tregtare të Finlandës, disa të lënduar

admin, July 3, 2025

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të mbajtur më 29 qershor dhe vazhdimeve të saj më 1 dhe 3 korrik 2025.

Kjo kërkesë, e paraqitur në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, konteston:

  1. Kërkesën për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë;
  2. Hedhjen në votim të këtij Komisioni;
  3.   Vetë votimin e Komisionit;
  4. Ndërprerjen arbitrare të seancës pas mosmiratimit të Komisionit.

“Të gjitha këto veprime janë ndërmarrë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka krijuar një gjendje të re juridike dhe ka përcaktuar qartë rrjedhën kushtetuese që duhet ndjekur për konstituimin e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Në kërkesën e dorëzuar, PDK ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që:

  • Të shpallë antikushtetues vendimin për votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë;
  •                  Të shpallë antikushtetues vendimin për ndërprerjen e seancës konstituive;
  •                 Të urdhërojë Kuvendin që ta vazhdojë seancën konstituive deri në përfundimin e saj me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, përmes votimit të hapur dhe transparent, ashtu siç e kërkon Kushtetuta dhe praktika parlamentare.

“Ky hap është thelbësor për të ndalur tendencën për përmbysje të rendit demokratik dhe për të garantuar që asnjë shumicë e përkohshme parlamentare të mos e vë veten mbi Kushtetutën.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet e vendosur në mbrojtje të ligjshmërisë, demokracisë dhe rendit kushtetues në Republikën e Kosovës”.

The post PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e shkeljeve në seancën konstituive appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes