Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Psikologu nga Kosova paralajmëron prindërit: Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

admin, July 2, 2025

Sot presidentja e vendit Vjosa Osmani ka takuar liderët e partive politike, VV, PDK, LDK dhe AAK, raporton GazetaBlic.

Pas takimeve, Osmani tha se u ka kërkuar atyre që sa më shpejt të arrijnë pajtim dhe ta konstituojnë Kuvendit brenda afatit ligjor.

Njohësi i çështjeve politike, Shqiprim Pula, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se seanca e neserme do të ngjajë me ato që ishin deri tash, pasi që sipas tij deputetët po e lexojnë kushtetutën dhe ligjet si të ishin dokumente astrologjie dhe jo siç duhej lexuar objektivisht, qartë dhe saktë.

Pula shton se aktgjyminin e Gjykatës Kushtetuese, deputetët po e lexojnë dhe interpretojnë ashtu siç duan.

“Vazhdimësia e seancës konstituive do të ngjajë siç ishin ato vazhdime më parë, ngase deputetët e Republikës po e lexojnë kushtetutën dhe ligjet siç po dëshirojnë, sikur të ishin dokumente astrologjie dhe jo siç do duhej lexuar objektivisht, qartë dhe saktë – përkundër se tashmë kemi një aktgjykim i nxjerr nga Gjykata Kushtetuese sërish edhe këtë aktgjykim po e lexojnë dhe interpretojnë siç po duan deputetët”, tha ai.

Ndër të tjera ai thotë se deputetët nuk po arrijnë ta kuptojnë përmbajtjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese ku si rrjedhojë e kësaj do të vazhdojnë vazhdimet e seancës konstituive.

Pula thekson se Gjykata Kushtetuese është dashur të kishte ofruar një sqarim më të qartë mbi disa çështje kyçe që lidhen me mospjesëmarrjen e deputetëve në votim, pasojat e votimit të fshehtë kundrejt atij të hapur, dhe papajtueshmërinë e funksioneve të deputetëve me ato të ekzekutivit.

“Nëse deri në ditën kur është nxjerr aktgjykimi (KO124/25) kishte gjykime të avulluara nga dita që e kemi të plotfuqishëm këtë aktgjykim, tashmë n’a është bërë e mjegulluar situata sepse sërish deputetët nuk po arrijnë t’a kuptojnë përmbajtjen e saj objektivisht, e për rrjedhojë do të vazhdojë vazhdimet e seancës konstituive. Për të pasur një situatë ndryshe nga çfarë e kemi patur tash e sa kohë është dashur që Gjykata Kushtetuese me aktgjykim, ngase e ka patur imperativ t’i sqaronte saktë çështjet si; mospjesëmarrjen e deputetëve në votim dhe pasojat, votimin e fshehtë kundrejt votimit të hapur si dhe papajtueshmërinë e funksioneve të deputetëve – pra ushtrimin e njëkohëshëm të përgjegjësive në legjislativ me ekzekutiv. E, sikur t’i jepte qartësi të saktë këtyre çështjeve (si më lartë) mesiguri që do t’u mundësonte partive politike parlamentare respektivisht deputetëve të vepronin në drejtimin e duhur për t’a përmbyllur seancën konstituive duke e zgjedhur kryesinë e kuvendit të Republikës”, përfundoi ai për GazetaBlic.

The post Pula: Deputetët po e lexojnë Kushtetutën dhe ligjet si të ishin dokumente astrologjie – Gjykata Kushtetuese është dashur t’i sqaronte saktë disa çështje appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes