Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me organin mbikëqyrës bërthamor të OKB-së

admin, July 2, 2025

Numri i aksidenteve me pasoja fatale në Kosovë ka shënuar rritje këtë vit krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Policisë, nga janari deri në maj 2025 janë regjistruar 28 aksidente me fatalitet, pa përfshirë qershorin, ku humbën jetën 32 persona, katër më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Numri i aksidenteve me pasoja fatale në Kosovë ka shënuar rritje këtë vit krahasuar me vitin e kaluar.

Rasti i fundit ndodhi në mesnatën e së martës në Treboviq të Pejës, ku si pasojë e një vetaksidenti, një person humbi jetën.

Rritjen e numrit të aksidenteve fatale e tregojnë edhe raportet e Policisë së Kosovës. Sipas të dhënave të Policisë, nga janari deri në maj 2025 janë regjistruar 28 aksidente me fatalitet pa përfshirë qershorin, ku humbën jetën 32 persona, katër më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Po ashtu, gjatë këtyre pesë muajve janë shqiptuar 314,194 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, është rritur numri i aksidenteve me lëndime e personave të lënduar.

Statistikat tregojnë se 54% e viktimave në aksidentet me fatalitet janë drejtues automjetesh, ndërsa 30% janë këmbësorë.

Kjo ka bërë që Policia e Kosovës të apelojë te të gjithë shoferët që të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes, t’i respektojnë shenjat rrugore. E këto aksidente, sipas ekspertëve të komunikacionit, po ndodhin për shkak disa faktorëve.

“Ka shumë kontribuues e kemi kohën e udhëtimeve pushimet familjare udhëtimet e ndryshme dasma e tjera të gjitha këto nga pak ndikojnë që të kemi shpërqendrimin në ngasje dhe si pasoj të kemi aksidente në trafikun rrugor”, tha për RTK, Muhamed Krasniqi, ekspert i komunikacionit.

Krasniqi ka theksuar se numri i aksidenteve gjatë ditëve të verës mund të rritet. Sipas tij, rol në shkaktimin e aksidenteve luajnë edhe infrastruktura e dobët si dhe gjendja jo e mirë e automjeteve.

“Përveç faktorit njeri kemi faktorin automjet dhe faktorin rrugë. kështu që edhe automjeti mund të mos janë teknikisht në rregull dhe mund të ndikojë në shkaktimin e aksidentit rrugor…”, shtoi ai.

Ndërkohë, vetëm gjatë muajit qershor në rajonin e Ferizajt, sipas të dhënave të Policisë, janë shkaktuar tri aksidente fatale me pasojë, vdekjen e tre personave./RTK/

The post Janar-maj 2025, 28 aksidente me fatalitet, ku humbën jetën 32 persona appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes