Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Janar-maj 2025, 28 aksidente me fatalitet, ku humbën jetën 32 persona

admin, July 2, 2025

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese u ka dhënë afat prej 30 ditësh deputetëve, që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, edhe seancat e mbajtura pas këtij aktgjykimi kanë dështuar.

E, sot presidentja Vjosa Osmani takoi krerët e partive politike, teksa diskutoi lidhur me bllokadën institucionale dhe u kërkoi që të kenë pajtim së shpejti për konstituim të Kuvendit brenda afatit kushtetues.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se do të bëjë “çmos” për konstituim të Kuvendit brenda afatit, në frymën e bashkëpunimit.

Nga VV ka pasur deklarime se konstituimi do të bëhet në fund të korrikut, brenda këtij afati.

Lidhur me këtë, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, thotë se VV po tallet me qytetarët e Kosovës.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, i bëri thirrje VV-së që nëse i kanë numrat, le ta bëjnë që nesër konstituimin dhe mos të presin për në fund të korrikut.

“Kjo është papërgjegjësia e VV-së. Është tallje me qytetarët e Kosovës, por është në interes të tyre kjo situatë por e dëmshme për Republikën e Kosovës. Bëje nesër nëse ke numra, mos e le për fund të korrikut”, deklaroi deputeti Zemaj./Gazeta Blic/

A konstituohet Kuvendi brenda afatit kushtetues? Abdullahu: Kurti duhet t’i plotësojë disa kushte, për të zgjidhur situatën

Konstituimi në fund të korrikut? Kadrijaj: Këtë po e kërkojmë, le t’i bëjnë votat, mos të bllokojnë

The post Zemaj, VV-së: Nëse i keni numrat, bëjeni nesër konstituimin – mos e lini për në fund të korrikut appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes