Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në tëvë1 ka sqaruar arsyen pse i ka quajtur deputetët opozitarë ‘nomadik’.
Kurti ka thënë se këtë term nuk e ka përdorur me qëllimin për t’i ofenduar, por sipas tij kjo figurë nga jeta e përshkruan më së miri dikë që nuk dëshiron të ketë një ‘shtëpi’,
“Unë kam thënë që Kuvendi i Republikës është shtëpia e deputetëve të legjislaturës, deputetët duhet të kenë shtëpi. Si ti quaj deputetët të cilët nuk duan të kenë shtëpi? Se njeriu mund të mos ketë shtëpi përkundër se dëshiron, por edhe mund të mos dëshiroj të ketë shtëpi, e figura që më ka rënë në mend është figura e nomadit. Nomadi nuk dëshiron të ketë shtëpi, ky është thelbi i tij dhe deputetët që vijnë në ndërtesën e Kuvendit nuk e konstituojnë atë si shtëpinë e tyre i kam quajtur deputetë nomadik, por nuk i kam quajtur për ta ofenduar askënd. I kam quajtur për shkak se mua më duket që kjo është figura nga jeta dhe historia e cila i përshtatet dikujt i cili nuk dëshiron të ketë shtëpi”, është shprehur Kurti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
The post Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar appeared first on GazetaBlic.