Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Cakolli: Afati 30 ditor e fut vendin në një krizë

admin, July 2, 2025

Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat 30 ditë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të konstituiojnë Kuvendin.

Por, a do të bëhet konstituimi brenda këtij afati?

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se është e vështirë të besohet se VV do t’i krijojë institucionet brenda afatit kushtetues.

“Gjykata Kushtetuese na obligon që të gjendet një marrëveshje brenda afatit 30 ditësh. Bazuar në atë se çfarë ka ndodhur deri më tani është vështirë e besueshme se partia që ka dalë e para me vota (edhe pse jo të mjaftueshme që të krijojë institucione e vetme) do të punojë drejt dhe ndershëm për konstituimin e institucioneve”, është shprehur ai.

Abdullahu ka thënë se Kurti duhet të plotësojë disa kushte, që të dalim nga situata e krijuar.

“Përkundër kësaj që kjo të arrihet nga Kryeministri në detyrë Kurti, pra që të dalim nga kjo situatë brenda afatit 30 ditësh, duhet të plotësohen disa kushte. Së pari duhet që ai dhe varësit e tij të mos vazhdojnë t’i fajësojnë vetëm të tjerët për këtë nonsens zvarritje Pastaj duhet që ata ta kuptojnë drejt se mungesa e votave që nuk i kanë fituar për të qeverisur vetëm, mund të kompensohet vetëm me marrëveshje politike dhe në fund të kuptohet me bindje të plotë se kjo gjendje po e dëmton kualitetin e jetës së qytetarit dhe fatin e Kosovës. Pa u plotësuar këto kushte nuk do të kemi zgjidhje të kësaj situate brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka vlerësuar ai për Gazeta Blic.

Ai shton se PDK dhe kryetari i saj do të vazhdojnë të jenë konstruktiv edhe bashkëpunues për të gjetur një zgjidhje për të dal nga kjo situatë.

“Ndërkaq PDK dhe Kryetari i saj Krasniqi do të vazhdojnë të jenë edhe konstruktivë edhe bashkëpunues për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë. Edhe Kurti edhe të tjerët mund të nxjerrin mësime nga PDK dhe Kryetari Krasniqi se si duhet të sillemi politikisht në situata të tilla, pa egoizëm e inate dhe pa megalomani e interesa momentale. E lehtë për ta thënë, por vetëm përvoja e gjatë në politikë determinon gjendje dhe pragmatizëm të tillë që besoj se qytetari do të dijë ta vlerësoj dhe shpërblej”, ka deklaruar zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu./Gazeta Blic/

Konstituimi në fund të korrikut? Kadrijaj: Këtë po e kërkojmë, le t’i bëjnë votat, mos të bllokojnë

The post A konstituohet Kuvendi brenda afatit kushtetues? Abdullahu: Kurti duhet t’i plotësojë disa kushte, për të zgjidhur situatën appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes