Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Kurti flet për negociatat me Limajn: Nëse bëhet diçka, bëhet gjatë muajit, vazhdimisht po komunikojmë

admin, July 2, 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se i ka votat për të bërë qeverinë.

“Ka edhe asi që kanë qef me lëviz derën, unë kam qef me hapë e me mbyllë. Ne i kemi votat dhe cka janë të Grupit tonë parlamentar dhe të pakicave jo serbe, bisedimet që I kemi bërë me disa deputetë të disa partive opozitare, prandaj e kanë gjetë mënyrën që ta parandalojnë një gjë të tillë. Unë jam i bindur se i kemi 61-shin” ka thënë Kurti.

“Nuk besojë që është e përshtatshme të flasim se cfarë ju ndodh atyre kur të marrin vesh se kanë pas kontakte me neve, ata I janë sulur edhe deputetëve që ne s’kemi pasur kontakt, e lëre më me ata që ne kemi pasur kontakt”, ka shtuar ai kur është pyetur se për cilët deputetë të opozitës bëhet fjalë.

Ai është pyetur edhe për raportet me Nismën.

“Unë besojë që nëse do të ketë lëvizje, do të ketë përgjatë këtij muaji, kur e kemi afatin përfundimtar. Jemi vazhdimisht në kontakt, atmosfera është shumë më e mirë se sa hapat që janë bërë, por duhet ta shohim si do të ecin edhe këto takime që po i bënë presidentja, nuk janë mbyllur ende”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se me Fatmir Limajn do të bashkëpunojë edhe për Kuvendin edhe për qeverinë.

“Limaj ka njëfarë hezitimi, situata është shumë më e mirë se para tre muajve”, shtoi ai.

The post Kurti: Unë kam qef me hapë e me mbyllë derën – I kemi votat për ta bërë qeverinë appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes