30 ditë afat i ka dhënë Gjykata Kushtetuese deputetëve për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.
E nisur më 15 prill, të martën u mbajt seanca e 40-të, e cila sikur edhe të tjerat, dështoi.
E, sot, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka takuar liderët e partive politike, VV, PDK, LDK dhe AAK.
Pas takimeve, Osmani tha se u ka kërkuar atyre që sa më shpejt të arrijnë pajtim dhe ta konstituojnë Kuvendit brenda afatit ligjor.
E, nga Vetëvendosje kanë deklaruar se konstituimi do të ndodhë brenda afatit, në fund të korrikut.
Lidhur me këtë, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se këtë po e kërkojnë, konstituimin dhe se VV duhet t’i bëjë numrat.
“Po ne këtë po kërkojmë. Le t’i kthehen rendit të ditës, t’i sigurojnë votat dhe të ndodhë konstituimi”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse mendon se do të votohet Albulena Haxhiu apo do të ndërrohet një kandidat tjetër, Kadrijaj tha se këtë s’mund ta di, por që VV duhet ta bëjë konstituimin dhe të mos e bllokojë.
“Ata e dinë si do të ndodhë, e respektojmë vendimin e gjykatës që ju takon e drejta e propozimit të kandidatit. Por e ka obligim t’i sigurojë votat. Nuk ka të drejtë ta bllokojë konstituimin e Kuvendit duke abuzuar me të drejtën e kandidimit”, ka deklaruar Albin Kurti./Gazeta Blic/
Ramadani: Legjislatura e nëntë do të konstituohet në fund të korrikut
The post Konstituimi në fund të korrikut? Kadrijaj: Këtë po e kërkojmë, le t’i bëjnë votat, mos të bllokojnë appeared first on GazetaBlic.