Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Krasniqi shkon në presidencë për takimin me Osmanin

admin, July 2, 2025

Kryeministrja e rrëzuar dhe e vetë-ekziluar e Bangladeshit, Sheikh Hasina, është dënuar me gjashtë muaj burgim nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Vendit, të mërkurën në një çështje për shpërfillje të ghykatës, tha një prokuror i lartë.

Hasina është përballur me shumë raste që kur iku në Indi pas protestave vdekjeprurëse të udhëhequra nga studentët në gusht, por ishte hera e parë që ish-udhëheqësja u dënua në njërën prej tyre.

Akuzat për shpërfillje rrjedhin nga një regjistrim telefonik i publikuar ku Hasina dyshohet se dëgjohej duke thënë: “ka 227 raste kundër meje, kështu që tani kam një licencë për të vrarë 227 persona”.

Një raport mjeko-ligjor nga një agjenci hetimore qeveritare konfirmoi më vonë vërtetësinë e audios.

Administrata e përkohshme e Bangladeshit, e udhëhequr nga laureati i Çmimit Nobel, Muhammad Yunus, u zotua të mbante udhëheqësit, përfshirë Hasinën, përgjegjës për shkeljet e të drejtave dhe korrupsionin, përfshirë shtypjen e kryengritjes së udhëhequr nga studentët korrikun e kaluar që rrëzoi regjimin e Hasinës./Klankosova

The post Ish-kryeministrja e Bangladeshit dënohet me gjashtë muaj burgim appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes