Takimi mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe të ngarkuarës me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka përfunduar. Takimi u zhvillua pas atij të Presidentes Osmani me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, raporton GazetaBlic.
Prattipati hyri në objektin e Presidencës së Kosovës gjatë zhvillimit të takimit midis Osmanit dhe Kurtit.
Pas përfundimit të takimit me Presidenten, Kurti u shpreh për mediat, duke theksuar angazhimin e tij dhe të institucioneve për të konstituuar Kuvendin e Kosovës në javën e fundit të korrikut, në një atmosferë bashkëpunimi.
The post Përfundon takimi i Osmanit me Prattipatin appeared first on GazetaBlic.