Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Deklarata e 2 Korrikut, Hamza: Ishte akt guximi dhe pikënisje e shumë përpjekjeve për liri dhe pavarësi

admin, July 2, 2025

Kryeministri në detyrë njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit me Presidenten Osmani.

Kurti përmes një reagimi në Facebook tha se afatet po rrjedhin dhe se në javën e fundit të korrikut duhet të konstituohet legjislatura e nëntë.

“Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, me konsultime të dendura dhe konstruktive dhe gjithashtu me idenë e konsensusit apo kompromisit ta realizojmë këtë gjë, në mënyrë që më pastaj të kalojmë te formimi i qeverisë së re që i përgjigjet kuvendit të ri të Republikës” shkruan Kurti raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Diskutuam gjerë e gjatë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës në dritën e Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Afatet po rrjedhin. Në javën e fundit të korrikut duhet që ta konstituojmë legjislaturën e nëntë. Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, me konsultime të dendura dhe konstruktive dhe gjithashtu me idenë e konsensusit apo kompromisit ta realizojmë këtë gjë, në mënyrë që më pastaj të kalojmë te formimi i qeverisë së re që i përgjigjet kuvendit të ri të Republikës.

Znj. Presidente gjatë ditës do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive tjera politike dhe mbase në fund mund të shohim se a kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë. Le t’i japim shansin edhe takimeve tjera deri në fund për të parë se cili është progresi për të cilin jemi të interesuar të gjithë.

The post Kurti: Do të bëjmë çmos, në javën e fundit të korrikut duhet që ta konstituojmë legjislaturën e nëntë! appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes