Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të shkojë në Presidenca nga ora 13:30 për takimin me presidenten Vjosa Osmani.
Fillimisht, Osmani takoi kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ndërsa aktualisht është në takim me të ngarkuarën me punë të ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Megjithatë, shkuarja e Prattipatit në Presidencë nuk lidhet me takimet e liderëve partiakë që ka ftuar Osmani .
Takimin te Osmani e kanë konfirmuar edhe partitë e tjera, ndërsa këto takime pritet të zgjasin deri në ora 16:00.
Ndryshe nga hera e kaluar kur presidentja kishte pritur në një takim të përbashkët me liderët e partive të shumicës shqiptare më 15 maj dhe më pas ata liderët e partive nga komunitetet joshumicë, këtë herë Osmani i takon ata ndaras.
Këto përpjekje të Osmanit vijnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila obligoi deputetët e Kuvendit që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh.
/Express/
The post Presidentja Osmani pret Memli Krasniqin në takim në ora 13:30 appeared first on GazetaBlic.