Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Perez udhëton në Florida për të mbështetur Real Madridin në Kupën e Botës për Klube

admin, June 30, 2025

Pep Guardiola ka pranuar se nuk e di nëse sezoni i ardhshëm i Manchester Cityt në Premier League do të “shkatërrohet” nga pjesëmarrja e ekipit në Kupën e Botës për Klube.

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, tha së fundmi se pjesëmarrja e Cityt dhe Chelseat në turneun në Shtetet e Bashkuara këtë verë do t’u jepte ekipeve si Liverpooli dhe Arsenali një “avantazh të madh” në garën për titull.

Trajneri i City-t tha: “Po përpiqem të relaksohem, të shijoj ditët këtu dhe atmosferën e mirë që kemi, konkurrencën dhe të përpiqem të fitoj turneun.”

“Gjëja më e rëndësishme është të rikuperohemi. Ky është qëllimi im kryesor në këtë turne. Dua që lojtarët të ndiejnë se kjo është rruga jonë për të qenë përsëri konkurrues, siç kemi qenë për tetë nga nëntë vitet e fundit.”

“Pas kësaj, le të shohim çfarë ndodh. Le të shohim çfarë ndodh pas finales. Do të pushojmë për kohën që na lejon Premier League. Ndoshta në nëntor, dhjetor ose janar do të jetë një katastrofë, do të jemi të rraskapitur dhe Kupa e Botës do të na shkatërrojë.”

“Nuk e di, kjo po ndodh për herë të parë në jetën tonë. Do ta shohim kur të kthehemi”, vazhdoi Pep, skuadra e të cilit do të luajë në raundin e 1/8 kundër Al Hilal në Kupën e Botës për Klube.

/GazetaBlic Sport

The post Guardiola paralajmëron: Kupa e Botës për Klube do të na shkatërrojë appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes