Kupa e Botës për Klube ka marrë shumë kritika javët e fundit dhe ndërprerjet e shkaktuara nga kushtet e motit padyshim që nuk po ndihmojnë në përmirësimin e imazhit të saj.
Gjithsej gjashtë ndeshje në Kupën e Botës për Klube u pezulluan, duke zgjatur gjithsej mbi shtatë orë.
Ekipet më të prekura nga ndërprerja 30-minutëshe për çdo goditje rrufeje ishin Benfica dhe Auckland City, të cilat patën dy ndeshje të pezulluara, përfshirë atë që luajtën kundër njëra-tjetrës.
Ulsan – Mamelodi Sundowns: 1 orë (stuhi)
Palmeiras – Al Ahly: vonesë e shkurtër (stuhi)
Salzburg – Pachuca: 97 minuta (stuhi)
Benfica – Auckland City: 2 orë (stuhi)
Auckland City – Boca Juniors: 40 minuta (stuhi)
Benfica – Chelsea: 2 orë (paralajmërime për stuhi)
/GazetaBlic Sport
The post Kupa e Botës për Klube: 6 ndeshje të pezulluara dhe mbi 7 orë pushim appeared first on GazetaBlic.