Sot nga ora 16:00 pritet që të mbahet takimi i përbashkët mes partive politike, i thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka obliguar subjektet politike që ta konstitutojnë Kuvendin e Kosovës jo më vonë se pas 30 ditëve.
Lidhur me këtë situatë, në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar ish kryeminsitri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili thotë se problemet politike nuk duhet ti vihen në barrë Gjykatës Kushtetuese.
“Konsideroj se nuk është dashur të pritet më shumë, sesa ajo që përmban ky aktgjykim. Problemet politike nuk duhet ti vihen në barrë Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk i takon Gjykatës që ta konstituojë Kuvendin por kjo është detyrë e politikës”, tha ai.
Mustafa thotë se parakusht për të ecur përpara është që partitë politike ta lexojnë dhe ta kuptojnë njëjtë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e mos ta interpretojnë në variantet e tyre partiake.
Tutje ai thekson se marrëveshja kërkon besim reciprok të cilin nuk e sjell aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ku shton se besim reciprok është rrënuar dhe po rrënohet çdo ditë e më shumë.
“Konsideroj se parakusht për të ecur përpara është që partitë politike ta lexojnë, ta kuptojnë dhe ta pranojnë njëjtë këtë aktgjykim e të mos e interpretojnë në variantat e tyre partiake. Marrëveshja kërkon besim reciprok, të cilin nuk e sjell Aktgjykimi i GJK. Për fat të keq duket se ai është rrënuar dhe po rrënohet çdo ditë e më shumë”, përfundoi Mustafa për GazetaBlic.
The post Mustafa: Problemet politike nuk duhet ti vihen në barrë Gjykatës Kushtetuese – Partitë të kuptojnë njësoj aktgjykimin, pa interpretime partiake appeared first on GazetaBlic.