Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Gruda: Kushtetuesja ka thënë se s’mund të ketë votim të fshehtë, VV detyrohet të arrijë konsensus e kompromis

admin, June 28, 2025

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka shprehur shqetësim, siç thotë ai për trendin e vazhdueshëm të largimit të kapitalit dhe bizneseve kosovare drejt tregjeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se sipas disa të dhënave , në vitit 2024 në Shqipëri ikën rreth 600 ndërmarrje aktive me kapital nga Kosova.

“Investimet e drejtpërdrejta nga Kosova në Shqipëri për vitin 2024 arritën rreth 100 milionë euro – një rritje prej 32% krahasuar me vitin paraprak. Stoku total i investimeve kosovare atje ka arritur vlerën rreth 450 milionë eurove nga viti 2020’, shkroi Shahini në ‘Facebook’.

Sipas tij, ky trend nuk përfaqëson vetëm rritjen e interesit për tregje të reja, por është edhe pasojë direkte e kushteve të pafavorshme për zhvillim të brendshëm në Kosovë. Bizneset kosovare largohen për shkak të:mungesës së përkrahjes institucionale, pasigurisë ligjore dhe procedurale, mungesës së stimujve ekonomikë për kapitalin vendor me politika të shtrenjta dhe diskriminuese dhe konkurrencës jo të barabartë në tregun vendor.

Kreu i AKB-së thekson se ky është një alarm serioz për institucionet e Kosovës. “Në vend të mbrojtjes së kapitalit dhe të ndërmarrjeve vendore, politikat aktuale po i detyrojnë ato të kërkojnë mbijetesë jashtë vendit. Në këtë drejtim, AKB: Kërkon hartimin urgjent të një Pakti Ekonomik Kombëtar, ku përfshihen institucionet publike, sektori privat dhe diaspora; Fton Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës të ndërmarrin reforma strukturore që mundësojnë ambient tërheqës për investime të brendshme; Paralajmëron për pasojat afatgjata ekonomike dhe sociale që vijnë nga shpërndarja e kapitalit dhe rënia e besimit në ekonominë vendore. Kapitali është gjaku i ekonomisë – dhe Kosova nuk mund të përparojë duke e humbur gjakun e saj afarist”,  tha në fund kryetari i AKB-së Agim Shahini.

The post Shahini: Bizneset po investojnë jashtë, Kosova po humb brenda appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes