Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Limaj: Sot gjithçka është bërë e qartë, qëndrimi ynë ka qenë i drejtë, dinjitoz dhe në shërbim të vendit!

admin, June 27, 2025

Shkruan: Shkëlzen Maliqi

Pëç çfarë hamami i ka Prezidentja këshilltarët që nuk i tregojnë se një nga detyrat më madhore që i ka si Presidente e Kosovës është ajo e garantuesës të funkcionalitetit të institucioneve të shtetit.

Ose, ndoshta nuk e kanë fajin këshilltarët (megjithse nuk u falet as heshtja) por vetë Presidentja po e parapëlqen të bëjë sehire duke kërkuar mënyrën se si me e siguru edhe mandatin e dytë në presidencë.

E , po, nuk po e tregon guximin e formatin për ushtrimin e detyrës për kompetencat që i ka.

Aja e ka mbi supe funkcionalizimin e Kuvendit, psh ka mundur menjëherë me e caktu një datë deri kur mundet me zgjat seanca konstitutive, jo 30 që e ka rhonë arbitrarisht Kushtetuesha, por 15 ditë në analogji ne afatin sa e ja mandatari për krijimin e qeverisë. Pastaj le ta përligj këtë vendim të saj Kuveni ose Gjykata kushtetuese, se kështu zgjidhen me vendime aktive të instancave më përgjegjëse bishllëqet në procedurat ligjore.

Pastaj, është dashtë t’i thotë prej kohësh Kurtit që të le menjëgerë ose koltukun e Kryeministrit, ose Mandatin e deputetit! Kjo është shkelja dhe skandali më i madh që rrjedh nga bllokada e deritashme, ku përfitojnë Kurti dhe ministrat jashtë mandatit, ku tërë kohën marrin vendime ekzekutive që nuk i takon t’i marrin, dhe nuk e kanë kontrollin (Kuvendin) që mund t’i ndalë dhe ndëshkojë.

Presidentja është dashur me urgjencë të adresojë çështjen e uzurpimit të pushtetit, bile edhe pa u drejtua të Gjykata Kushtetuse, sepse e ka autoritetin e interpretimit të detyrave taksative që i ka me Kushtetutën e Kosovës, dhe njëra prej tyre është garantimi i funkcionalitetit të institucioneve përnes respektimit të ligjeve.

The post Maliqi: Për çfarë hamami i ka Vjosa Osmani këshilltarët?! appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes